BE-ja dërgon dy avionë të tjerë me ndihma humanitare në Gaza
2023-11-08 15:41:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Misioni humanitar i BE-së për në Gaza ka organizuar gjashtë fluturime deri më tani dhe pritet të nisen dhe dy avionë të tjerë.

Avionët do të transportojnë 45 tonë furnizime humanitare, kryesisht barna, instrumente mjekësore dhe ushqime, shkruan “ATSH”.

Njoftimi u bë nga eurokomisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, në një konferencë për shtyp, në aeroportin belg “Ostend”.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha ai, duke bërë thirrje për lejimin e aksesit të ndihmës humanitare dhe duke theksuar nevojën absolute për karburant në Gaza.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë për të lejuar aksesin humanitar në Gaza dhe të nxisë të gjitha palët të marrin masat e nevojshme, të tilla si afatet kohore humanitare, pauzat ose armëpushimet, për të siguruar një akses të sigurt dhe të pakufizuar të ndihmës për të gjithë banorët në Gaza”, tha Lenarcic. (Irma)