Regjistrimi i bizneseve të reja në Kinë shënoi rritje në janar-shtator
2023-11-08 16:21:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i regjistrimeve të bizneseve të reja në Kinë shënoi rritje në nëntë muajt e parë të vitit, duke treguar se politikat e favorshme të qeverisë kanë rritur besimin e tregut.

Rreth 24.81 milionë subjekte të reja biznesi u krijuan gjatë periudhës janar-shtator, me një rritje prej 12.7 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua” të dhënat e publikuara nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR).

Nga totali, numri i kompanive të reja u rrit me 15.4 për qind dhe ai i familjeve të vetëpunësuara u rrit me 11.7 për qind. Numri i sipërmarrjeve të reja me financim të huaj u rrit me 29.3 për qind nga një vit më parë dhe ai i firmave private u rrit me 15.3 për qind.

Shifrat tregojnë për përmirësimin e pritjeve të tregut dhe rikuperimin e besimit, sipas SAMR, duke theksuar se tregu kinez mbetet një destinacion popullor investimi.

Rritja e konsiderueshme e regjistrimeve të bizneseve ishte e qëndrueshme në të gjithë bordin, duke përfshirë bujqësinë tradicionale dhe shërbimet moderne.

Në sektorët e akomodimit dhe hotelierisë, të cilët u goditën më së shumti gjatë pandemisë, u raportua një rritje e regjistrimit të bizneseve me mbi 40 për qind. Falë një sërë politikash që synojnë rritjen e kërkesës së brendshme, nxitjen e besimit dhe mbështetjen e ekonomisë private, subjektet e biznesit kinez kanë përjetuar një vrull më të fuqishëm rritjeje, bëri të ditur SAMR, duke u zotuar për më shumë përpjekje për të krijuar një mjedis biznesi të barabartë dhe të rregullt. Në fund të shtatorit, numri i subjekteve tregtare të regjistruara në shkallë vendi ishte 181 milionë, një rritje me 6.7 për qind nga fundi i vitit 2022. (Irma)