Kina ofron mundësi të mëdha për prodhuesit botërorë të artikujve ushqimorë
2023-11-08 20:55:51

Kina është bërë importuesja e parë në botë për artikujt ushqimorë, thuhet në “Raportin e importit të artikujve  ushqimorë  të Kinës 2023” që u publikua të martën.

Foto:CMG

Foto:CMG

Më 7 nëntor, u zhvilluan në Shangai Konferenca Ndërkombëtare e Prodhimevce të Mishit dhe Samiti i Sektorit të Importit të Artikujve Ushqimorë, dy aktivitete paralele të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës(CIIE). Në aktivitete, të ftuarit brenda e jashtë Kinës shkëmbyen mendimet për gjendjen aktuale dhe prirjen e tregtisë globale të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Në konferencën e prodhimeve të mishit morën pjesë në terren ose online mbi 20 mijë përfaqësues të qeverive, shoqatave dhe të prodhuesve nga vendet kryesore të prodhimit, tregtimit dhe konsumit të produkteve të mishit nga pesë kontinente të botës.

Foto:CMG

Foto:CMG

Ndërsa, sipas raportit të publikuar në samitin për produktet e importit, vitin e kaluar, Kina importoi 139.62 miliardë dollarë amerikanë produkte ushqimore nga tregu ndërkombëtar, shifër kjo 3.1% më e lartë në krahasim me një vit më parë. Pritet që sivjet kjo shifër t’i kalojë 140 miliardë dollarë amerikanë.(Zhang Yan/Eda)