Ushtria izraelite bombardon qindra objektiva të tjerë në Gaza
2023-11-07 10:02:26

Foto Rtsh

Forcat ajrore izraelite njoftuan se kanë sulmuar edhe qindra objektiva në Rripin e Gazës dhe se kanë vrarë disa komandantë të Hamasit.

“Rreth 450 objektiva u bombarduan nga ajri në 24 orët e fundit”,- njoftoi ushtria mëngjesin e së hënës, citon “ATSH”.

Këto përfshinin tunele, instalime ushtarake dhe platforma lëshimi për raketat antitank.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se trupat kishin marrë nën kontroll një kompleks ushtarak në terren.

Sipas ushtrisë, disa terroristë të Hamasit u vranë gjatë operacionit.

Postat e vëzhgimit, zonat e trajnimit dhe tunelet thuhet se janë vendosur në vend.

Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. (Fatosi)