Xi kërkon nxitjen e ndërtimit të gjithanshëm të një Kine të bukur
2023-11-07 21:27:30

Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi nxitjen e ndërtimit të gjithanshëm të një Kine të bukur, duke shtuar forcat kundër ndotjeve dhe për transformimin e gjelbër.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai i tha këto në mbledhjen e tretë të Komisionit të Thellimit të Gjithanshëm të Reformave të PKK-së që u mbajt të hënën në Pekin, ku u miratua një dokument përkatës pas shqyrtimit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai theksoi se ndërtimi i një Kine të bukur është një ndër objektivat e rëndësishme gjatë procesit të ndërtimit të gjithanshëm të një vendi modern socialist. Sektorët e ndryshëm, duhet të vijojnë të thellojnë parandalimin dhe sistemimin e ndotjeve, të përshpejtojnë transformimin e gjelbër, duke rritur shumëllojshmërinë, qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e sistemit ekologjik. (Zhang Yan/Edmond)