Foto nga CFP
Një stacion i madh i përpunimit të gazit dhe naftës në fushën e naftës Fuman, në pellgun Tarim, u vu në punë të dielën në mbrëmje, njoftoi “PetroChina”, lideri kryesor i prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë, njofton “Xinhua”.
Fusha naftëmbajtëse Fuman, fusha më e madhe e naftës ultra e thellë e Kinës, ka mbi 1 miliard tonë burime nafte dhe gazi, të cilat zbulohen kryesisht nën tokë në 7500 metra deri në 10.000 metra thellësi, sipas kompanisë.
Sipas kompanisë, fusha naftëmbajtëse e Fumanit pritet të prodhojë rreth 5 milionë tonë ekuivalent nafte dhe gaz në vit deri në vitin 2025.
Ndërtimi i stacionit në vendburimin e Fumanit ka nisur në shkurt të këtij viti. Është ndërtuar një pajisje e re për trajtimin e naftës dhe gazit me një prodhim vjetor prej 2 milionë tonë naftë bruto dhe 2 milionë metra kub gaz natyror; janë instaluar më shumë se 220 km tubacione nafte dhe gazi dhe pajisje ndihmëse të prodhimit, për të siguruar mbështetje të fortë për përmirësimin e efikasitetit të eksplorimit të fushës naftëmbajtëse të Fumanit.
Aktualisht, prodhimi i naftës dhe gazit të fushës naftëmbajtëse të Fumanit është rritur me shpejtësi me një normë mesatare vjetore prej mbi 700.000 tonë për tre vjet radhazi. Prodhimi i naftës dhe gazit i tejkaloi 3.3 milionë tonë në vitin 2022.
Pellgu Tarim, i cili ndodhet në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, është një pellg i rëndësishëm nafte në Kinë. Burimet ultra të thella të naftës dhe gazit përbëjnë më shumë se 60 për qind të totalit të burimeve totale të naftës dhe gazit ultra të thellë në tokë në Kinë dhe 19 për qind të totalit global. (Fatosi)