Ministrat e Jashtëm arabë bëjnë thirrje për armëpushim pa kushte në Gaza
2023-11-07 11:06:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministrat e Jashtëm arabë, pas takimit në Jordani, bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të pakushtëzuar në Rripin e Gazës, shkruan “ATSH”.

“Ne theksojmë nevojën për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gaza pa kushte”, tha ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij jordanez Ayman al-Safadi dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në kryeqytetin jordanez.

Shoukry tha se ajo që po ndodh në Gaza nuk mund të justifikohet.

Al-Safadi bëri thirrje për nevojën e dërgimit të menjëhershëm të ndihmës adekuate në Rripin e Gazës dhe ndalimin e zhvendosjes së palestinezëve.

Izraeli njoftoi planet e tij për të zhdukur Hamasin pasi militantët e tij kryen sulme brutale në qytetet izraelite në kufi me Gazën, duke vrarë 1 400 persona dhe duke marrë peng 249 të tjerë më 7 tetor.

Izraeli më pas nisi bombardimet ajrorore të brezit bregdetar, i cili sundohet nga Hamasi, dhe e rriti fushatën e tij tokësore. (Fatosi)