Kina shpall fituesit kryesorë të çmimeve të gazetarisë
2023-11-07 11:13:17
Foto nga CFP
Shoqata e Gazetarëve Pankinezë (ACJA) shpalli të hënën fituesit e çmimit të 33-të të gazetarisë në Kinë, një nga çmimet më prestigjioze të gazetarisë në vend, njofton “Xinhua”.
Çmimi i gazetarisë në Kinë i këtij viti njohu 377 lajme nga media në mbarë vendin.
Punimet e vlerësuara mbuluan tema, duke përfshirë Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, modernizimin kinez, rigjallërimin rural dhe çështjet që kanë të bëjnë me jetesën e njerëzve.
Një ceremoni çmimesh do të mbahet së shpejti nga ACJA-ja për të nderuar fituesit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore