Foto Atsh
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ftoi ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në vendin e tij, për një mësim mbi diplomacinë e kohës së luftës, njofton “ATSH”.
Duke iu referuar mburrjes së Trump se ai mund t’i japë fund pushtimit rus të Ukrainës në 24 orë nëse ai rizgjidhet si president, Zelensky tha se kandidati kryesor presidencial republikan duhet të vijë ta shohë vetë situatën.
“Ish-presidenti Trump tha se në rreth 24 orë ai mund ta menaxhojë dhe t’i japë fund luftës. Ai është gjithashtu shumë i mirëpritur. E ftoj Trump të vijë këtu. Do të më duhen 24 minuta, jo më shumë, për t’i shpjeguar se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë”, tha Zelensky për transmetuesin amerikan “NBC”.
Zelensky tha të dielën se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Trump qëkur ish-presidenti amerikan u largua nga detyra në vitin 2021. (Fatosi)