SHBA-ja dërgon një nëndetëse në Lindjen e Mesme
2023-11-07 11:17:26
Foto Atsh
Ushtria amerikane njoftoi se ka vendosur një nëndetëse me kapacitet bërthamor në Lindjen e Mesme.
“Një nëndetëse e klasit “Ohio” mbërriti të dielën në Lindjen e Mesme”,- bëri të ditur Komanda Rajonale e Ushtrisë Amerikane (Centcom) në platformën “X”, citon “ATSH”.
Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme për destinacionin dhe llojin e armëve në bordin e nëndetëses 170 metra të gjatë.
Nëndetësja e aftë për armë bërthamore mund të armatoset gjithashtu me dhjetëra raketa konvencionale “Tomahawk”.
Menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, SHBA-ja vendosi anije luftarake në Mesdheun lindor, duke përfshirë dy aeroplanmbajtëse. (Fatosi)
Lajmet Kryesore