Foto Usnews
Arkeologët marokenë njoftuan se kanë zbuluar atë që besojnë se dikur ka qenë një qytet i rëndësishëm port pranë kryeqytetit Rabat, njofton “RTSH”.
Zbulimet u bënë në Chellah, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s me sipërfaqe prej 3.15 kilometrash katrorë, ku dinastia e marinidëve ndërtoi një nekropol të fortifikuar në shekullin e 13-të.
Në vendbanimin në fjalë janë gjetur rrënojat e një porti, të një kompleksi banjash publike të stilit romak si dhe një varrezë.
Siti arkeologjik, që tashmë është i treti më i madh në Marok, konsiderohet i rëndësishëm për sa i përket kuptimit të historisë së rajonit si dhe mënyrës së jetesës së kolonëve romakë dhe marokenëve të romanizuar, apo siç quhen ndryshe Mauro-romakëve të asaj kohe.
Kompleksi i banjave shtrihet në një hapësirë prej rreth 2 mijë metrash katrorë dhe është i ngjashëm me ato perandorake në Romë.
Arkeologët gjithashtu kanë gjetur një statujë pa koka të shekullit të dytë të një perëndie romake, duke vënë në dukje se kur marokenët e lashtë u kthyen në fenë e krishterë rreth shekullit të pestë, ishte e zakonshme heqja e kokave të statujave që përfaqësonin perënditë romake. (Fatosi)