Mblidhen ekspertë për bashkëpunimin Kinë-EQL
2023-11-07 21:00:27

Simpoziumi i 9-të i Nivelit të Lartë të Grupit të Ekspertëve (Think-Tank) Kinë-Europë Qendrore e Lindore u mbajt nga 2 deri më 3 nëntor në Pekin. Duke u ndalur në temën “Bashkëpunimi Kinë-EQL në situatë të re: Gjendja dhe aspiratat”, ekspertët e studiuesit pjesëmarrës zhvilluan bisedime në mënyrë të thellë.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Simpoziumi është aktiviteti i nivelit më të lartë vjetor përkatës brenda kornizës së bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Në simpoziumin morën pjesë mbi 120 përfaqësues nga laboratorë idesh, ekspertë, studiues, zyrtarë dhe profesionistë mediatikë.

Gjatë organizimit dyditor, mbajtën fjalime drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Gao Xiang, ish-presidenti slloven Borut Pahor, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, ish-anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Mladen Ivaniç dhe e dërguara e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për Çështjet e Bashkëpunimit Kinë-EQL Jiang Yu.

Foto:CASS

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Gao Xiang mban fjalim(Foto:cssn.cn)

E dërguara e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për Çështjet e Bashkëpunimit Kinë-EQL Jiang Yu mban fjalim(Foto:cssn.cn)

Ndërkohë, në tre forume paralele, ekspertët shkëmbyen mendimet e tyre mbi çështje si ndikimet e ndryshimeve gjeopolitike ndaj bashkëpunimit Kinë-EQL, ndërlidhshmëria brenda nismës “Një brez, një rrugë”, bashkëpunimi konkret Kinë-EQL etj. Pjesëmarrësit janë të mendimit se bashkëpunimi Kinë-EQL është një pjesë e rëndësishme përbërëse dhe plotësim i dobishëm i marrëdhënieve Kinë-Evropë, e cila është edhe një segment i rëndësishëm i integrimit të nismës “Një brez, një rrugë” në ekonominë evropiane. Duhet të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë të këtyre bashkëpunimeve për të krijuar më shumë shanse dhe ndarë fitime zhvillimi. (Zhang Yan/Edmond)