Protestues pro Hamasit në Turqi sulmojnë bazën ajrore amerikane në Incirlik
2023-11-07 10:25:21

Foto Rtsh

Protestues pro Hamasit sulmuan portat e bazës ajrore Incirlik në Turqi, ku ndodhen ushtarakë amerikanë, njofton “RTSH”.

Në bazën ajrore Incirlik në Turqi, e cila administrohet nga ushtria amerikane, ndodhen edhe 50 bomba bërthamore.

Ndërhyrja e policisë turke ishte e menjëhershme, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protesta pro Hamasit ka pasur në disa vende të botës, edhe në Turqi, por jo pranë bazave amerikane bërthamore.

Turma e protestuesve ka qenë e vogël dhe është shpërndarë menjëherë nga forcat turke të sigurisë. (Fatosi)