Majlis, platforma e re e Kongresit Global të Medias
2023-11-07 10:49:35

Foto Atsh

Kongresi Global i Medias (GMC) i këtij viti do të mirëpresë Majlis, një platformë e re bashkëprodhimi, shkruan “ATSH”.

Funksioni i ri do të rrisë rolin e GMC-së si një inkubator i bashkëpunimit dhe inovacionit mediatik.

Ky tipar shumë i pritur i ngjarjes më të spikatur të medias ndërkombëtare të rajonit synon të krijojë një mjedis pjellor për bashkëpunim në përmbajtje krijuese në të gjithë ekosistemin e prodhimit mediatik.

Me temën “Të formësojmë të ardhmen e industrisë së medias”, konferenca dhe ekspozita do të mbahet nga 14-16 nëntor 2023 në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave të Abu Dhabit (ADNEC).

GMC-ja pritet të tërheqë profesionistë të medias nga e gjithë bota për të mësuar mbi tendencat dhe sfidat më të fundit të industrisë dhe për të kontribuar në shkëmbimin e njohurive jetike.

Ajo do të bashkojë liderët e industrisë për të formësuar evolucionin e ardhshëm të sektorit të medias. (Fatosi)