Lufta në Gaza, kryediplomati amerikan takon homologun turk
2023-11-07 11:03:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua në Ankara me homologun e tij turk, Hakan Fidan, për të diskutuar për luftën në Gaza, njofton “ATSH”.

Blinken nuk pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili kohët e fundit dënoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës duke i përshkruar si krim kundër njerëzimit.

Izraeli ka bombarduar rëndë Rripin e Gazës që nga sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit dhe thotë se trupat e tij tani kanë rrethuar qytetin e Gazës.

Turneu i Blinkenit ka përfshirë bisedime në Izrael, Jordani dhe Irak.

Në Izrael, Blinken premtoi mbështetjen e vendosur të SHBA-së për Izraelin, ndërsa theksoi se duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza. (Fatosi)