Ministri i Tregtisë: Kina do të rrisë përdorimin e kapitalit të huaj
2023-11-07 10:16:44

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina do të vazhdojë të përmirësojë përdorimin e kapitalit të huaj dhe ta bëjë vendin një pikë të nxehtë të qëndrueshme për investime, deklaroi ministri i Tregtisë, Wang Wentao, gjatë një samiti promovues në Shangai, një ngjarje e rëndësishme gjatë Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Wang tha se vendi do të reduktojë listën negative për investimet e huaja, do të anulojë plotësisht kufizimet për aksesin e investimeve të huaja në sektorin e prodhimit dhe do të zgjerojë hapjen e industrive moderne të shërbimeve.

Ministri theksoi se po ashtu do të mbështeten zonat pilot të pranueshme të tregtisë së lirë dhe Porti i Tregtisë së Lirë Hainan, për t'u lidhur me rregullat ndërkombëtare, të tilla si Marrëveshja Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor dhe Marrëveshja e Partneritetit të Ekonomisë Dixhitale. Ndërsa do të zhvillohen tryeza të rrumbullakëta për t'iu përgjigjur shqetësimeve të ndërmarrjeve. (Fatosi)