Lufta Izrael-Hamas, agjencitë e OKB-së bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm
2023-11-07 10:05:19

Foto Rtsh

Ndërsa vijon lufta Izrael-Hamas, drejtuesit e agjencive kryesore të OKB-së kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, njofton “ATSH”.

“Për gati një muaj, bota ka parë situatën e shpalosur në Izrael dhe territorin e pushtuar palestinez në tronditje dhe tmerr nga numri i lartë i jetëve të humbura dhe të copëtuara”,- thuhet në deklaratë.

Drejtuesit e organizatave, duke përfshirë UNICEF-in, OBSH-në, Programin Botëror të Ushqimit, si dhe “Save the Children”, dënuan humbjen e tmerrshme të jetëve nga të dyja palët dhe kërkuan lirimin pa kushte të pengjeve të marra nga Hamasi.

Sipas deklaratës, që nga 7 tetori janë vrarë 88 persona që punonin për UNRWA-në, agjencia e fokusuar te refugjatët palestinezë, numri më i lartë i vdekjeve të OKB-së të regjistruara ndonjëherë në një konflikt të vetëm. (Fatosi)