Ish-presidenti amerikan Donald Trump që doli të hënën para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut për të dëshmuar në një çështje civile për mashtrim financiar të kompanisë së tij, ndërmori sulme të ashpra personale ndaj gjyqtarit shtetëror Arthur Engoron, për të cilin ai tha se ishte i njëanshëm kundër tij, si edhe kundër Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën etiketoi si një "mashtruese politike".
Foto:VCG
Ai ngriti lart suksesin e biznesit të tij të pasurive të paluajtshme dhe hodhi poshtë akuzat se kishte mashtruar bankat dhe kompanitë e sigurimeve.
"Unë vlej miliarda dollarë më shumë se sa tregon bilanci financiar", tha ai.
"Kjo është e kundërta e mashtrimit," tha ai. Duke iu referuar prokurores James, një demokrate, zyra e së cilës ngriti padinë, ai tha: "Ajo është mashtruese".
“Njerëzit janë të lodhur nga ajo që po ndodh. Mendoj se është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën”, u tha zoti Trump gazetarëve jashtë sallës së gjyqit pas afërsisht tre orë e gjysmë dëshmi.