Presidencialet 2024, sondazhet nxjerrin në epërsi Trump ndaj Biden në shtetet që mund të vendosin zgjedhjet
2023-11-07 10:47:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti demokrat, Joe Biden, renditet pas kandidatit kryesues republikan Donald Trump në pesë nga gjashtë shtetet më të rëndësishme për betejën elektorale, një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, njofton “RTSH”.

Sondazhet paraprake duken se janë një reflektim i pakënaqësive në mesin e amerikanëve, lidhur me moshën e presidentit Biden apo gjendjen e ekonomisë.

Anketimet u bënë nga gazeta “The New York Times” dhe “Kolegji Siena”.

Trump, i cili kryeson ndër kandidatët republikanë për të marrë emërimin si kandidat i kësaj partie për vitin 2024, kryeson në Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nevada dhe Pensilvani, ndërsa Biden kryeson në Uiskonsin.

Presidenti Biden e mundi ish-presidentin Trump në të gjashta këto shtete në zgjedhjet e vitit 2020.

Sipas sondazheve, Trump merr mesatarisht nga 44-48% mbështetje në këto shtete. (Fatosi)