CIIE, histori e përfitimeve të ndërsjella
2023-11-07 21:21:36

Në edicionin e gjashtë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) që po zhvillohet në Shangai, pjesëmarrësi konsekuent danez “Lego” rezervon një pavijon më të madh, duke debutuar edhe me më shumë produkte të reja.

Foto:VCG

Produktet e Legos në CIIE(Foto:VCG)

Dizenjuesi i lartë i produkteve të Lego-s, Justin Ramsden e përshkruan kështu eksperiencën e tij në CIIE: “Grupi Lego merr pjesë për të gjashtën herë radhazi, ku janë ekspozuar edhe tre komplete të dizenjuara prej meje. Herët në vitin 2020, bëra ‘Festivalin e Fenerëve të Vitit të Ri Hënor’, në vitin 2021, ‘Tradita të Vitit të Ri Hënor’, ndërsa vitin e kaluar, ‘Parada e Vitit të Ri Hënor’”.

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane e Ndërkombëtare në landin Hesse në Gjermani tha: “Mësova për Lego-n që kur isha në kopsht fëmijësh. Si shumë të tjerë, produktet e kësaj kompanie më kanë shoqëruar në gjithë fëmijërinë. Aktualsisht, Lego ka degë në qytetin Jiaxing. Ndërsa në edicionin e kaluar të CIIE-s, produktet e tyre për kulturën kineze më kanë lënë përshtypje të thellë”.

Produkte në CIIE(Foto:VCG)

Pavijoni i ASML-it në CIIE(Foto:VCG)

Grupi Lego i kushton rëndësi të madhe CIIE-s, kësaj platforme unike në botë përkushtuar importit. Në çdo pjesëmarrje, ajo lançon produktet më të fundit. Në pesë edicionet e mëparshme, Lego nxorri mbi 20 produkte të reja në CIIE, shumica e të cilave me elemente të kulturës kineze.

Colette Burke, drejtoresha tregtare e kësaj kompanie tha: “Kemi arritur suksese të mëdha në tregun kinez. Këtu, kemi qenë aktivë për gati një dekadë. Vetëm pesë vite më parë, filluam të hapnim filialet e para, por tani kemi mbi 440 të tilla në mbarë Kinën. Shumë. Disa janë tonat, por shumë të tjera me partnerët tanë”.

CIIE-ja po ndihmon më shumë kompani të shtojnë të ardhurat nga zhvillimi ekonomik i Kinës. Çdo ekspozitë po shndërrohet në një mall, çdo ekspozues në një investitor dhe të gjitha palët së bashku po shkruajnë një histori bashkëpunimi të hapur dhe me përfitim reciprok.

Foto:VCG

Produkte në CIIE(Foto:VCG)

Angelica Posadas është menaxhere e kompanisë së tregtisë së jashtme braziliane BRITVIC. Ajo thotë se CIIE është një event i madh, ku paraqiten të gjitha produktet që mirëpriten në tregun kinez. “Këtu ka pavijone gjigante të shumë sektorëve dhe vendeve të ndryshme, nga veshjet tek produktet elektronike dhe ushqimi, çfarëdo që mund të imagjinoni. Këtu mblidhen edhe të gjithë shitësit”. – deklaroi ajo për Grupin Mediatik të Kinës.

Atul Chhaparwal është drejtori menaxhues i Diageo-s për tregun pan-kinez: “Kina është një nga tregjet më të mëdha stretegjike të Diageo-s në botë.

Përmirësimi i vazhdueshëm i konsumit në Kinë është i madh. Si një kompani për pije cilësore alkoolike, ajo ofron një potencial të madh për Diageo-n. Ne jemi të inkurajuar gjithashtu nga politikat e Kinës për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë dhe përmirësimin e konsumit, gjë që mund ta shohim në “Planin e 14-të pesëvjeçar (të Kinës).” - tha ai.

Ndërsa, George Jerzy Glinka është kryetari i bordit të mbikëqyrjes së polakes Vici Group. Ai tha: “Pjesëmarrja në CIIE nuk është një opsion, por domosdoshmëri. Duhet të takohesh me partnerë kinezë, të tregosh kredibilitetin tënd dhe ata do të sjellin klientë të tjerë. Nuk mund t’i imagjinoj pasojat nëse nuk marrim pjesë, sepse CIIE është gjithashtu edhe një burim informacioni”.

Produkte në CIIE(Foto:VCG)

Produkte në CIIE(Foto:VCG)

Kina ka qenë gjithmonë një mundësi e rëndësishme për zhvillimin botëror. Përmes dritares së CIIE-s, bashkësia ndërkombëtare ka parë edhe një herë dëshirën e sinqeritë të Kinës për të ndarë mundësitë e tregut me botën.

Profesori i asociuar në Departamentin e Historisë në Universitetitn Shtetëror të Kievit, Urusov Volodymyr: “Mes më shumë se 3.000 kompanive pjesëmarrëse të këtij viti, rreth 200 marrin pjesë për të gjashtën herë radhazi, ndërsa rreth 400, pas ndërprerjes mbi dyvjeçare, u rikthyen sërish. CIIE është një platformë e fuqishme, nëpërmjet së cilës, bota e jashtme njeh Kinën dhe anasjelltas. Ajo është edhe një ndër platformat, me anën e të cilave ndërmarrjet e huaja kuptojnë vullnetin e Kinës për t’u hapur ndaj botës së jashtme.” - tha ai.

Lidhur me këtë, Rebecca Greenspan, Sekretare e Përgjithshme në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin tha: “Unë mendoj se CIIE është me të vërtetë një platformë shumë dinamike ku mund të merrni partneritete, lidhje dhe ndërveprim. Sektori privat dhe ai publik, mund të ndërveprojnë dhe lidhin njëri-tjetrin për të gjetur mundësi investimi dhe tregtimi”. (Zhang Yan/Edmond