BE-ja katërfishon ndihmat për organizatat humanitare në Palestinë
2023-11-07 11:00:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Bashkimi Evropian është zotuar të rrisë ndihmat që i dërgon Gazës me 25 milionë euro, duke katërfishuar kështu ndihmën humanitare të BE-së këtë vit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se me rritjen e tanishme të ndihmës do të thotë se BE-ja do të shpenzojë një total prej 100 milionë euro në ndihmë humanitare në Gaza, shkruan “Panorama”.

Ndihma e re do t’u jepet organizatave humanitare për të ofruar ndihmë për shpëtimin e jetës, veçanërisht duke u fokusuar te uji dhe kanalizimet, shëndeti, ushqimi dhe sende të tjera thelbësore.

BE-ja është donatori më i madh i huaj për palestinezët, por është e paqartë se si ndihma shtesë do të arrijë tek njerëzit në Gaza, rapoirton BBC.

Kalimi kufitar Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit është mënyra se si kanë shkruar ndihmat në Gaza, por agjencitë e ndihmave thonë se shuma që lejohet të kalojë në kufi nuk është e mjaftueshme. (Fatosi)