Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin tha të hënën se Kina do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë shkëmbimet nënkombëtare dhe ato njerëzore dypalëshe për të bashkuar të gjitha forcat për një zhvillim të qëndrueshëm në raportet Kinë-ShBA.
Foto nga VCG
Lidhur me Konferencën e 5-të të Qyteteve të Binjakëzuara Kinë-ShBA që u zhvillua më 3 nëntor në qytetin Suzhou të Kinës Lindore, Wang tha se provincat dhe qytetet e binjakëzuara janë mbartëse të rëndësishme për thellimin e miqësisë mes dy popujve dhe arritjen e përfitimit të ndërsjellë dhe rezultateve të favorshme.
Ai tha se bashkëpunimi mes qyteteve të binjakëzuara ka lindur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe ShBA-së, duke shtuar se dy vendet kanë krijuar 284 binjakëzime që nga viti 1979, duke siguruar mbështetje të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Foto nga VCG
Zëdhënësi Wang Wenbin shtoi se shpresohet që Kina dhe ShBA-ja të takohen me njëra-tjetrën në gjysmë të rrugës dhe të krijojnë kushte të favorshme si dhe një atmosferë të mirë për shkëmbimet nënkombëtare dhe ato njerëzore. (Jiang Lei)