Xi Jinping bën thirrje për shtyrjen e marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut në një nivel të ri
2023-11-07 11:53:45

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kina është e gatshme të punojë me Afrikën e Jugut për të pasuruar vazhdimisht konotacionin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Afrikë e Jugut dhe për të shtyrë marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri. Kështu tha të hënën presidenti kinez Xi Jinping gjatë një takimi në Pekin me zv.presidentin e Afrikës së Jugut Paul Mashatile, i cili ndodhet për një vizitë në Kinë.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Presidenti Xi tha se Kina mbështet Afrikën e Jugut në eksplorimin e një rruge modernizimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare dhe do të konsolidojë më tej themelet e besimit të ndërsjellë politik me Afrikën e Jugut, duke përmirësuar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm.

Xi tha se Kina është gati të bashkëpunojë me Afrikën e Jugut dhe vendet e tjera afrikane për të zbatuar tre masat e Kinës për të mbështetur industrializimin e Afrikës, modernizimin bujqësor dhe trajnimin e talenteve. Ai shtoi se Kina do të bashkëpunojë me vendet afrikane për të ndërmarrë tetë hapat kryesorë të paraqitura pak kohë më parë nga vetë presidenti Xi në Forumin e 3-të “Një brez, një rrugë”, për bashkëpunim me cilësi të lartë të kësaj nisme dhe krijimin e disa projekteve të bashkëpunimit me standarde të larta, miqësor me njerëzit dhe të qëndrueshëm, për të nxitur ndërtimin e një komuniteti të nivelit të lartë me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e tij, Mashatile vlerëson kontributin e Kinës për garantimin e interesave të vendeve në zhvillim dhe promovimin e paqes botërore. Ai tha se Afrika e Jugut shpreson të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Kinën brenda mekanizmave shumëpalësh, si BRICS. (Jiang Lei)