Foto nga Xinhua
Me parashikimin e uljes së temperaturës së natës në zero gradë celsius, Pekini të hënën filloi furnizimin me ngrohje, një javë më herët se data e zakonshme e fillimit të sezonit të dimrit, njofton “Xinhua”.
Një front i ftohtë ka sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura bore në të gjithë Kinën veriore dhe verilindore që nga e diela.
Si kundërpërgjigje, autoritetet vendore kanë zbatuar masa emergjente, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të mësimit dhe aktivitetet e biznesit, së bashku me një aktivizim të hershëm të sistemeve të ngrohjes.
Provinca më veriore e Heilongjiang lëshoi një alarm të kuq të dielën për stuhi, sipas shërbimit lokal meteorologjik.
Të hënën, Harbin, kryeqendra e Heilongjiang, pezulloi shërbimet e autobusëve të pasagjerëve dhe mësimin nëpër institucionet arsimore në qytet.
Ndërkohë, reshjet e mëdha të dëborës çuan në mbylljen e shkollave në qytete të ndryshme në Liaoning dhe Jilin të hënën.
Aeroporti Ndërkombëtar i Harbin “Taiping” mbeti funksional të hënën, por njoftoi anulimin e 39 fluturimeve. (Fatosi)