Kina organizon Lojërat e para Studentore (Rinore)
2023-11-06 20:29:38

Foto: Ceremonia e hapjes së Lojërave të para Studentore (Rinore) të Kinës në Nanning, Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang, Kinë Jugore, 5 nëntor 2023. /CFP

Qyteti Nanning u gjallërua mbrëmjen e së dielës me shfaqje dinamike, plot elemente të kulturës tradicionale dhe asaj moderne të Kinës, gjatë ceremonisë spektakolare të hapjes së Lojërave të para Studentore (Rinore) të vendit në stadiumin e Qendrës Sportive Guangxi.

Kjo ngjarje sportive lindi nga bashkimi i Lojërave Kombëtare të Rinisë dhe atyre Kombëtare Studentore. Kjo lëvizje strategjike synon të kapërcejë barrierat që ndajnë sektorët e sportit dhe arsimit, duke racionalizuar dhe perfeksionuar sistemin e aktiviteteve sportive të të rinjve.

Vitet e mëparshme, Kina organizonte në mënyrë të ndarë kompeticionet për sportive universitare dhe ato profesionale sportive për të rinjtë, duke krijuar një dilemë për shumë studentë, të cilët duhej të zgjidhnin mes studimeve dhe karrierës sportive.

Foto: Ceremonia e hapjes së Lojërave të para Studentore (Rinore) të Kinës në Nanning, Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang, Kinë Jugore, 5 nëntor 2023. /CFP

Vendimi për organizimin e Lojërave Studentore (Rinore) të sapokrijuara përfaqëson një përparim të madh në kapërcimin e hendekut midis akademizmit dhe sportit, duke i lejuar atletët e rinj të konkurrojnë në një nivel të lartë ndërsa vazhdojnë arsimimin e tyre.

Duke ushqyer zhvillimin e talenteve premtuese, ky bashkim u ofron të rinjve mundësi më të gjera dhe më të shtrira për të shfaqur aftësitë e tyre, duke nxitur njëkohësisht një ekuilibër harmonik midis edukimit arsimor dhe përpjekjeve në karrierën sportive.

Foto: Ceremonia e hapjes së Lojërave të para Studentore (Rinore) të Kinës në Nanning, Rajoni Autonom Guangxi-Zhuang, Kinë Jugore, 5 nëntor 2023. /CFP

Lojërat ndahen në Grupin e Hapur dhe Grupin e Kampusit, me këtë të fundit që kategorizohet më tej në Grupin e Universitetit dhe atë të Shkollës së Mesme. Gjithsej 39 sporte, 51 disiplina dhe 805 ngjarje janë përfshirë në këtë aktivitet. (Zhang Yan/Edmond)