Xi Jinping dërgon një letër urimi për Konferencën e 1-rë "Një brez, një rrugë" mbi Shkëmbimet Tekniko-Shkencore
2023-11-06 12:21:09

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një letër për të uruar zhvillimin e Konferencës së 1-rë "Një brez, një rrugë" mbi Shkëmbimet Tekniko-Shkencore në qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore.

Xi Jinping u shpreh në letër se pas zhvillimit me sukses të Forumit të 3-të "Një brez, një rrugë" për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, nisma "Një brez, një rrugë" ka hyrë në një etapë të re të zhvillimit me cilësi të lartë dhe bashkëpunimi tekniko-shkencor është një pikë e rëndësishme përbërëse në këtë nismë.

Sipas presidentit Xi, Kina do të promovojë shkëmbimet tekniko-shkencore ndërkombëtare me vendet e ndryshme për të zgjeruar hapësirën e bashkëpunimit për risitë tekniko-shkencore. (Fani)