Xi Jinping takohet me kryeministren serbe Ana Brnabić
2023-11-06 20:56:38

Foto:VCG

Foto:VCG

Të hënën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministren serbe Ana Brnabić në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Gjatë takimit, presidenti Xi theksoi se Kina është e gatshme të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë të marrëdhënieve dypalëshe në interes të të dy popujve. Sipas tij, Kina dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për ndërtuar dhe operuar projekte të mëdha bashkëpunimi, duke nxitur hyrjen në fuqi sa më parë të marrëveshjes së tregtisë së lirë dhe duke forcuar bashkëpunimin në fusha si teknologjia, inovacioni, arsimi, sporti dhe turizmi. Pala kineze mbështet Serbinë në ndjekjen e një rruge të pavarur zhvillimi dhe është e gatshme të forcojë koordinimin shumëpalësh me të për të mbrojtur bashkërisht barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Nga ana e saj, kreu i qeverisë serbe tha se Kina është investuesja më e madhe e vendit të saj dhe projektet e bashkëpunimit dypalësh kanë ndryshuar pamjen e zhvillimit të Serbisë. Vendi i saj i përmbahet me vendosmëri politikës së “një Kine” dhe është gatshme të forcojë mbështetje reciproke me palën kineze për të çuar përpara ndërtimin e “Një brez, një rrugë”, duke thelluar raportet në fusha të ndryshme. (Zhang Yan/Edmond)