Pekini themelon qendrën e inovacionit të robotëve humanoidë
2023-11-06 11:51:36

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një qendër inovacioni robotësh humanoidë është krijuar në Pekin për të përshpejtuar furnizimin me teknologji dhe industrializimin e robotëve humanoidë, njofton “CGTN”.

Kompania e qendrës së inovacionit të robotëve humanoidë në Pekin, e regjistruar zyrtarisht në Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Pekinit, u ndërtua bashkërisht nga ndërmarrjet që prodhojnë robotë të plotë, komponentë bazë dhe modele të mëdha robotësh.

Qendra do të ndërtojë platforma mëmë harduerike dhe softuerike dhe do të fokusohet në trajtimin e problemeve kryesore që duhet të zgjidhen urgjentisht në industri, si sistemi i kontrollit të funksionimit dhe sistemi operativ me burim të hapur.

Kina do të përpiqet të krijojë një sistem paraprak inovacioni për robotët humanoidë, duke pasur një numër ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme që specializohen në tregun e robotëve humanoidë me teknologji të fundit, si dhe dy deri në tre kompani robotësh humanoidë me ndikim global deri në vitin 2025, bëhet e ditur në një udhëzimi të nxjerrë nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. (Fatosi)