Katër projekte të lashta kineze shpallen si Struktura të Ujitjes të Trashëgimisë Botërore
2023-11-06 11:28:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Katër projekte të lashta të ujitjes kineze janë shpallur si Struktura të Ujitjes të Trashëgimisë Botërore (WHIS), njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Lista për vitin 2023 e WHIS u shpall gjatë takimit të 74-t të Këshillit Ekzekutiv Ndërkombëtar të Komisionit Ndërkombëtar për Ujitjen dhe Kullimin (ICID), i zhvilluar në Indi.

Sipas ministrisë, hyrja e re e katër sistemeve të ujitjes e çon në 34 numrin total të projekteve kineze të ujitjes në listën WHIS.

Chen Mingzhong, një zyrtar i ministrisë, tha se Kina është një vend me llojet më të pasura të trashëgimisë inxhinierike të ujitjes që gjithashtu krenohet me shpërndarjen më të gjerë.

Së bashku me katër projektet kineze, listës WHIS-2023 të ICID-it këtë vit iu shtuan edhe 15 projekte të tjera vaditjeje në Indi, Indonezi, Irak, Japoni, Tajlandë dhe Turqi. Lista WHIS e ICID tani mbulon 159 projekte në mbarë botën.

E themeluar në vitin 1950, ICID është një organizatë ndërkombëtare që synon të nxisë shkëmbimet shkencore dhe teknologjike mbi ujitjen, kullimin dhe kontrollin e përmbytjeve.

Emërtimi WHIS, i krijuar nga ICID në vitin 2014, synon të mbrojë dhe promovojë projektet e ujitjes me vlerë historike dhe përvojë shkencore. (Fatosi)