Wuhan rifillon fluturimin direkt për në San Francisko
2023-11-06 11:32:40
Foto nga CFP
Një linjë ajrore direkte që lidh Wuhan-in dhe San Franciskon rifilloi të shtunën, njoftoi operatori i fluturimit “China Southern Airlines”, bën të ditur “Xinhua”.
Një avion Boeing 777 me 283 pasagjerë u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Wuhan “Tianhe” në orën 15:30, (koha e Pekinit), duke shënuar rifillimin e fluturimit të parë të drejtpërdrejtë të pasagjerëve midis Kinës qendrore dhe Shteteve të Bashkuara pas pandemisë Covid-19.
Fluturimi prej Wuhan do të niset çdo të shtunë drejt San Franciskos. Ndërsa Fluturimi i kthimit niset nga San Francisko në orën 12:55. me orën lokale dhe mbërrin në Wuhan në orën 18:40 (koha e Pekinit) të nesërmen, njoftoi kompania. (Fatosi)
Lajmet Kryesore