70 punonjës të OKB-së të vrarë në Gaza
2023-11-06 11:23:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur ngushëllimet e tij për më shumë se 70 punonjës të OKB-së që janë vrarë në konfliktin e Gazës, njofton “RTSH”.

“Më shumë se 70 anëtarë të punonjësve të UNRWA-s kanë humbur jetën. Mijëra janë duke vënë jetën e tyre në rrezik çdo ditë, për të ndihmuar njerëzit”,- tha kryediplomati amerikan.

Blinken u tha gazetarëve se qëllimi i vizitës së tij në Gaza ishte të bisedonte me njerëzit në terren dhe të shprehte mbështetjen e vazhdueshme për këtë punë.

Stafi i OKB-së në Gaza po punon me orë të gjata ndërsa dhjetëra shkolla të ngritura nga OKB-ja ofrojnë strehim për civilët që ikin nga bombardimet e Izraelit. (Fatosi)