Aeroporti i Hamburgut shtyn fluturimet, babai mban peng vajzën 4-vjeçare
2023-11-06 11:56:59

Aeroporti i Hamburgut (Foto Atsh)

Policia gjermane këshilloi të dielën mbi 280 linja ajrore dhe rreth 34 mijë pasagjerë me destinacion aeroportin e Hamburgut që ta shmangin atë, derisa të zgjidhej situata me pengmarrjen brenda aerodromit, njofton “RTSH”.

Prej mbrëmjes së të shtunës, aeroporti në pjesën veriore të qytetit ka qenë i mbyllur për pasagjerët. Një person i armatosur mbajti peng nën kërcënimin e armës vajzën e tij 4-vjeçare.

35-vjeçari arriti të depërtonte nga porta e aeroportit me automjetin e tij dhe qëlloi me armë në ajër, duke kërkuar që të udhëtojë drejt Turqisë.

Policia ka njoftuar se ngjarja lidhet me një problem kujdestarie, pasi bashkëshortja e tij i kishte kontaktuar më parë për rrëmbimin e fëmijës.

Prej orësh, 35-vjeçari u asistua nga një psikologe, e cila dhe negocioi për lirimin e vajzës. (Fatosi)