Xi Jinping takohet me kryeministrin australian Anthony Albanese
2023-11-06 21:05:17

 Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën pasdite në Pekin me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Albanese mbërriti të dielën në Kinë, duke nisur vizitën e tij zyrtare katërditore. Ai ishte lideri i parë i huaj që mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) që u hap po të dielën në Shangai.

Për Anthony Albanese kjo është vizita e tij e parë si kreu i qeverisë në Kinë.(Zhang Yan/Edmond)