Ushtria izraelite dha afat katërorësh për largimin e civilëve të Gazës drejt jugut
2023-11-06 17:03:21

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ushtria izraelite u dha të dielën civilëve në Rripin e Gazës një afat prej 4 orësh për të ikur në jug të rajonit bregdetar.

“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se do të lejonin largimin e tyre drejt jugut”, shkroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite në platformën “X”, njofton “ATSH”.

Ushtria publikoi gjithashtu një hartë që tregonte rrugën e caktuar.

“Nëse kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, drejtohuni në jug sipas udhëzimeve tona”, thuhej në postim në gjuhën arabe.

Zëdhënësi u bëri thirrje banorëve që të shfrytëzonin rastin për sigurinë e tyre.

Fundjavën e kaluar, ushtria nisi një fazë të re në luftën kundër lëvizjes islamike Hamas, e cila sundon Rripin e Gazës, duke zgjeruar operacionet e saj në terren.

Ushtria izraelite tashmë u kishte bërë thirrje në mënyrë të përsëritur banorëve në veri të iknin në jug të brezit të mbyllur bregdetar.

Sipas ushtrisë, të paktën 700.000 persona janë larguar prej aty.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në Rripin e Gazës janë rreth 1.4 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.

Në total, më shumë se 2.2 milionë banorë jetojnë në Rripin e Gazës me popullsi të dendur. (Fatosi)