Foto nga CFP
Kina do të rrisë burimet për të avancuar ndërtimin e rrjetit 5G, për të zgjeruar aplikimin e teknologjisë 5G në fusha të ndryshme dhe për të promovuar kërkimin dhe zhvillimin e 6G, thanë zyrtarët dhe ekspertët në Samitin e 6-të Digjital të Kinës, i cili u zhvillua në Fuzhou, në provincën Fujian, njofton “China Daily”.
Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh 5G në botë me teknologjitë më të avancuara. Numri i stacioneve bazë 5G të vendit i tejkaloi 2.64 milionë deri në fund të marsit të këtij viti.
Teknologjia super e shpejtë 5G është përdorur në 52 nga 97 kategoritë kryesore ekonomike, me aplikim në shkallë të gjerë të zgjeruar në miniera, porte dhe energji elektrike.
Kina ka krijuar tashmë Grupin e Promovimit IMT-2030 (6G), një platformë kryesore në Kinë që promovon 6G dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Duke qenë se teknologjia 5G shërben si një bazë kritike që mbështet zhvillimin e inteligjencës artificiale, të dhënave të mëdha dhe “cloud computing”, duhet të bëhen përpjekje të shtuara për të eksploruar skenarët e aplikimit të 5G dhe fuqizimin e transformimit të industrive tradicionale.
Kina ka zbuluar së fundi një plan për paraqitjen e përgjithshme të zhvillimit dixhital të vendit, duke u zotuar të bëjë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një Kine digjitale deri në vitin 2025, me ndërlidhje efektive në infrastrukturën digjitale, një ekonomi digjitale të përmirësuar ndjeshëm dhe përparime të mëdha të arritura në digjitale. (Fatosi)