Panairi i Kantonit përfundon me nënshkrimin e marrëveshjeve të eksportit prej rreth 22.3 miliardë dollarësh
2023-11-06 11:14:29

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Panairi i 134-të i importit dhe eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit) përfundoi të shtunën në Guangzhou, kryeqendra e provincës jugore të Guangdong, me marrëveshje eksporti me vlerë rreth 22.3 miliardë dollarë, njofton “Xinhua”.

Vlera është 2.8 për qind më e lartë se ajo në Panairin e kaluar të Kantonit, tha Xu Bing, një zëdhënës i panairit.

Ndërmarrjet pjesëmarrëse nënshkruan marrëveshje që arrijnë në 12.27 miliardë dollarë amerikanë me partnerët e tyre të biznesit nga vendet e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), 2 për qind më shumë krahasuar me panairin e mëparshëm, tha Xu.

Deri të premten, blerës nga 229 vende dhe rajone të huaja morën pjesë në panair në internet, si dhe me prani fizike, të cilët ishin rreth 6.4 për qind më shumë se në Panairin e Kantonit të 2019-s.

Në ekspozitën e importit të panairit morën pjesë 650 ndërmarrje nga 43 vende dhe rajone, nga të cilat 60 për qind ishin nga vendet partnere të “Një brez, një rrugë”, sipas Xu.

I nisur në vitin 1957 dhe i mbajtur dy herë në vit, panairi konsiderohet si një matës kryesor i tregtisë së jashtme të Kinës. (Fatosi)