Kina do bëjë çmos për të rivendosur paqen në Palestinë ndërsa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit
2023-11-06 21:00:37

Kina do të bëjë çmos për të rivendosur paqen në Palestinë gjatë mandatit të saj ndërsa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë muaj. Deklara u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Zëdhënësi Wang Wenbin në konferencë shtypi, 6 nëntor 2023(Foto:MPJ)

Zëdhënësi Wang Wenbin në konferencë shtypi, 6 nëntor 2023(Foto:MPJ)

Komentet e tij u bënë në një konferencë të rregullt për shtyp, në përgjigje të pyetjes se çfarë do të bëjë Kina për të parandaluar veprimet në Gaza që shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar.

Gjatë fundjavës, një sulm izraelit goditi një kolonë mjekësore, një shkollë, kampe refugjatësh dhe objekte të tjera civile në Gaza, duke rezultuar me shumë viktima, përfshirë fëmijë. Izraeli tha se ushtria e tij kishte në shënjestër luftëtarët e Hamasit.

Situata katastrofike humanitare në Gaza vë në provë ndërgjegjen e njerëzimit dhe shkel normat bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare, tha Wang. Sipas tij, Kina do ta nxisë Këshillin e Sigurimit të përmbushë përgjegjësitë, të krijojë konsensus dhe të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota sa më shpejt të jetë e mundur për të lehtësuar krizën aktuale dhe për të mbrojtur sigurinë e civilëve. Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të bërë përpjekje të pandërprera për të ndërmjetësuar konfliktet dhe për ta rikthyer çështjen palestineze në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Që nga nisja e konfliktit të fundit palestinezo-izraelit në 7 tetor, më shumë se 11 mijë persona janë vrarë, shumica civilë. (Zhang Yan/Edmond