foto nga VCG
Zhvillimi ekonomik në rajonin e deltës së lumit Yangtze në Kinë është shpallur si guri i themelit për rritjen e qëndrueshme ekonomike në mbarë vendin, sipas një raporti të indeksit mbi forcën lëvizëse të inovacionit të rajonit, cituar nga “Xinhua”.
Midis viteve 2018 dhe 2022, norma mesatare vjetore e rritjes së nxitësve të inovacionit në deltën e lumit Yangtze arriti në 4.8 për qind, që ishte në hap me normën e rritjes ekonomike, tregoi raporti i publikuar së fundmi nga Akademia e Shkencave Sociale të Shangait.
Gjatë së njëjtës periudhë, PBB-ja e rajonit u rrit me një normë mesatare vjetore prej rreth 5.5 për qind, duke zënë 24 për qind të totalit kombëtar.
Numri i qyteteve në rajon me një PBB prej më shumë se 1 trilion juanë (rreth 139.28 miliardë dollarë amerikanë) është rritur nga gjashtë në tetë, duke përbërë rreth një të tretën e totalit kombëtar.
foto nga VCG
Sipas hulumtimit të akademisë, rajoni i deltës së lumit Yangtze po ndërton grupime industriale të klasit botëror në fusha të tilla si qarqet e integruara, biomjekësia, inteligjenca artificiale dhe automjetet me energji të re.
Në vitin 2022, të ardhurat e biznesit të qarqeve të integruara në deltën e lumit Yangtze kaluan 720 miliardë juanë, duke përbërë më shumë se 60 për qind të totalit kombëtar.
Mes mbi 3000 ndërmarrjeve të lidhura me bioteknologjinë dhe farmaceutikën në vend, gati gjysma janë në rajon.
foto nga VCG
Akademia vlerëson se nga viti 2018 deri në vitin 2022, tregtia totale e jashtme e deltës së lumit Yangtze u rrit me 4.01 trilionë juanë, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 6.38 për qind, që përbën rreth 36 për qind të tregtisë së jashtme të vendit. (Irma)