foto nga VCG
Kina regjistroi temperaturën mesatare më të ngrohtë të tetorit në më shumë se gjashtë dekada dhe reshje nën mesataren për këtë muaj, njoftoi Administrata Meteorologjike e Kinës, citon “China Daily”.
foto nga VCG
Jia Xiaolong, nënkryetari i Qendrës Kombëtare të Klimës, deklaroi në një konferencë shtypi se temperatura mesatare kombëtare për tetorin ishte 12.2 gradë celcius, që është 1.6 gradë mbi mesataren e viteve të mëparshme. Shumica e rajoneve në Kinë përjetuan temperatura mbi mesataren ose afër mesatares gjatë muajit, tha ai. Veçanërisht, rajonet autonome të Mongolisë së Brendshme dhe Xinjiang Ujgur, provinca Tianjin dhe Liaoning raportuan të gjitha temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj.
foto nga VCG
Gjithsej 140 stacione meteorologjike kombëtare regjistruan temperatura maksimale ditore duke thyer rekorde historike për muajin tetor.
Reshjet mesatare në mbarë vendin për këtë muaj ishin 33.8 milimetra, një rënie prej 5.2 për qind krahasuar me vitet normale, sipas administratës. (Irma)