foto nga VCG
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Ukrainën këtë muaj, njoftoi “TSN.ua”, duke cituar zëvendëskryeministren ukrainase Olga Stefanishina.
Gjatë vizitës së saj, von der Leyen do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara shpalljes së vendimit të Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me fillimin e negociatave për pranimin e Ukrainës në bllok, tha Stefanishina, citon “Xinhua”.
foto nga VCG
Palët do të diskutojnë përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE, i cili do të paraqitet nga Komisioni Evropian në raportin përfundimtar më 8 nëntor, tha ajo, e cila theksoi se Ukraina pret një vendim pozitiv në lidhje me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.
foto nga VCG
Më qershor 2022, liderët e BE-së pranuan Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në bllok.
Muajin e kaluar, presidenti Zelensky tha se nisja e bisedimeve për pranimin në BE këtë vit është një prioritet kryesor për Ukrainën. (Irma)