foto nga VCG
Konferenca e parë Botërore e Industrisë pyjore do të mbahet në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, nga 23 deri më 26 nëntor, njoftoi Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, citon “Xinhua”.
E mbajtur në kuadër të Ekspozitës Kinë-ASEAN, konferenca pritet të jetë më e madhja ndërkombëtare e pyjeve në vitet e fundit, si dhe konferenca më e lartë, deklaroi Wang Junzhong, një zyrtar i administratës.
foto nga VCG
foto nga VCG
Ngjarja do të përfshijë një kombinim të konferencave, ekspozitave dhe forumeve. Më shumë se 1000 ndërmarrje kryesore nga industria pyjore, si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit, do të marrin pjesë në ekspozitën e pyjeve dhe produkteve të drurit “China-ASEAN Expo”, duke shfaqur produkte që mbulojnë të gjithë zinxhirin industrial. (Irma)