Sulm masiv me dronë ndaj Ukrainës
2023-11-05 12:18:53

foto nga VCG

foto nga VCG

Rusët kanë ndërmarrë sulme me dronë ndaj objekteve infrastrukturore në perëndim dhe jug të Ukrainës dhe kanë shkatërruar banesa dhe ndërtesa tregtare në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh të vendit, deklaroi guvernatori i krahinës me të njëjtin emër, Oleh Synehubov.

Përmes një postimi në “Telegram”, cituar nga “RTSH”, ai tha se sulmet kishin shënjestruar infrastrukturën civile në verilindje të qytetit dhe kishin dëmtuar një vendbanim në afërsi të tij. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Frocat Ajrore ukrainase njoftuan se kishin eliminuar 24 nga 40 dronët shahed të lëshuar nga rusët. 

Ky është edhe sulmi më i madh me dronë që ka shënjestruar gjatë javëve të fundit, Kharkivin në verlindje, Odesën dhe Hersonin në jugut dhe krahinën e Lvicit në perëndim të vendit. 

Përveç dronëve rusët kishin lëshuar edhe njër raketë x-59.  

foto nga VCG

foto nga VCG

Ligjvënësit ukrainas kanë shprehur shqetësimin se konflikti në Lindjen e Mesme po shmang vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. (Irma)