foto nga VCG
Kina ka kanalizuar një sasi të madhe burimesh në përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor bazë dhe edukimin e talenteve përkatëse, si dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të promovuar formimin me cilësi të lartë të familjeve duke forcuar kujdesin shëndetësor për gratë dhe fëmijët, thanë zyrtarët në Pekin, citon “China Daily”.
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, Kina tani ka mbi 3800 spitale me bazë në komunitet për të përmbushur nevojat mjekësore të publikut.
Komisioni njoftoi se mbi 5000 të diplomuar nga kolegjet ishin rekrutuar si mjekë fshati këtë vit dhe gati 4800 studentë të mjekësisë, të përfshirë në një program kombëtar të heqjes dorë nga shkollimi në këmbim të kontributit në kujdesin shëndetësor rural, kishin përfunduar trajnimin për pozicionet e tyre bazë deri më tani këtë vit.
foto nga VCG
Wang Bin, zyrtar i lartë në Komisionin Kombëtar të Shëndetit, deklaroi se deri në fund të qershorit, mbi 70 për qind e grupeve kryesore në mbarë vendin kishin akses në shërbimet e mjekut të familjes.
Sipas tij, në gjysmën e parë të këtij viti, Kina kishte zgjeruar shërbimet e kujdesit shëndetësor publik për të mbuluar afro 90 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e lart (rritje me 40 për qind në bazë vjetore), 110 milionë njerëz me presion të lartë të gjakut (rritje me 3.3 për qind) dhe rreth 37.63 milionë njerëz me diabet të tipit 2 (rritje me 6.9 për qind).
foto nga VCG
Po ashtu janë përmirësuar dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor për gratë dhe fëmijët, tha Yu Yanhong, një tjetër zyrtare e lartë nga komisioni.
“Në vitin 2022, shkalla e vdekshmërisë amtare ra në 15.7 për 100.000 persona. Shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte 4.9 për qind dhe shkalla e vdekjes së fëmijëve nën 5 vjeç ishte 6.8 për qind, të gjitha nivelet më të ulëta rekord”,- tha ajo, duke shtuar se norma të tilla ishin ndër më e mirat e arritura në vendet me të ardhura të mesme të larta.
Komisioni do të vazhdojë të eksplorojë përmirësimin e shërbimeve të çerdheve, si dhe do të përmirësojë rregulloret dhe standardet për sektorin. (Irma)