Italia do të presë samitin e parë të G7-s për inteligjencën artificiale vitin e ardhshëm
2023-11-05 14:16:36

foto/VCG

foto/VCG

Italia do të presë një konferencë të madhe mbi inteligjencën artificiale vitin e ardhshëm kur të marrë presidencën e radhës të vendeve të G7-s, njoftoi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, citon “Xinhua”.

“Ne duam një teknologji që garanton përfshirje dhe barazi”,- tha Meloni në kuadër të Samitit të Sigurisë së inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar. 

“Inteligjenca artificiale do të jetë një nga temat në qendër të presidencës italiane të G7-s vitin e ardhshëm”,- shkroi Meloni në rrjetet sociale. 

Kjo do të jetë hera e parë që inteligjenca artificiale do të diskutohet në nivelin e G7-s. (Irma)