foto nga VCG
Sonda “Lucy”, e zhvilluar nga agjencia hapësinore amerikane NASA, vizitoi asteroidin e saj të parë.
“Sonda fluturoi pranë asteroidit Dinkinesh në një distancë prej rreth 400 kilometrash dhe i mbijetoi me sukses manovrës”, njoftoi NASA, citon “ATSH”.
Tani do të duhet rreth një javë për të dërguar të gjitha të dhënat e mbledhura përsëri në Tokë.
foto nga VCG
Dinkinesh, më pak se një kilometër në diametër, është i pari nga rreth 10 asteroidët që sonda pritet të hetojë. Fluturimi është kryesisht një provë për të parë nëse funksionojnë instrumentet shkencore në bordin e sondës. Objektivi i tij i vërtetë janë asteroidet e Jupiterit.
foto nga VCG
“Lucy” u lëshua në 2021 nga kozmodromi në Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës. (Irma)