Xi Jinping i shpreh ngushëllimet presidentit të Nepalit për tërmetin e fortë
2023-11-05 15:48:46

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të shtunën një mesazh ngushëllimi homologut të tij nepalez Ram Chandra Poudel për tërmetin e fortë në Nepal.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi tha se ishte i tronditur kur mësoi për tërmetin e fortë në provincën Karnali të Nepalit, i cili shkaktoi viktima të mëdha dhe dëme të shumta materiale.

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, presidenti Xi shprehu dhimbjen thellë për viktimat, u ofroi ngushëllime të sinqerta familjarëve të tyre si dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit. 

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

foto/VCG

Ai theksoi se beson që nën udhëheqjen e presidentit Poudel dhe qeverisë nepaleze, njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti do të jenë në gjendje të kapërcejnë vështirësitë dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se Kina është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme pas kësaj fatkeqësie. 

Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang i shprehu ngushëllimet homologut të tij nepalez, Pushpa Kamal Dahal.  (Fang Xiaoyu/Laçi)