Von der Leyen vlerëson përparimin e Ukrainës drejt integrimit në BE
2023-11-05 15:35:52

foto/VCG

foto/VCG

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, gjatë një vizite në Kiev, ajo tha se Ukraina kishte shënuar arritje të konsiderueshme, pavarësisht luftës me Rusinë, duke theksuar reformat në gjyqësor.

"E di që jeni në procesin e përfundimit të reformave të thella. Nëse kjo realizohet dhe unë kam besim që do të ndodhë, Ukraina mund të arrijë objektivin e saj ambicioz për të kaluar në fazën tjetër në procesin e pranimit."

BE-ja pritet të nxjerrë të mërkurën raportin e progresit për Ukrainën që vlerëson përmbushjen e kritereve të ndryshme ekonomike, ligjore dhe të tjera, të nevojshme për t’u hapur rrugën bisedimeve për anëtarësim në dhjetor.