foto nga VCG
Ekonomia e Kinës performoi mirë në tre tremujorët e parë të vitit, me të dhënat e fundit nga autoritetet lokale të 34 rajoneve të vendit që tregojnë rritje cilësore dhe të balancuar mirë, shkruan “CGTN”.
Norma e rritjes ekonomike të më shumë se gjysmës së të gjitha rajoneve tejkaloi mesataren kombëtare prej 5.2 për qind në tre tremujorët e parë të këtij viti, me PBB-në rajonale të 13 provincave që tejkalon 3 trilionë juanë (410 miliardë dollarë).
PBB-ja e provincës Guangdong dhe e provincës Jiangsu tejkaloi 9 trilionë juanë, duke u renditur respektivisht në vend të parë dhe të dytë në mbarë vendin, me përkatësisht 9.6 trilionë juanë dhe 9.3 trilionë juanë.
Rritja ekonomike e 11 provincave, bashkive dhe rajoneve autonome si Sichuan, Hubei dhe Chongqing në tre tremujorët e parë ishte më e shpejtë se normat e tyre përkatëse të rritjes në gjysmën e parë të vitit.
foto nga VCG
Norma e rritjes ekonomike në 12 rajone, si Zhejiang, Liaoning dhe Shangai, tejkaloi objektivin vjetor të vendosur nga secili prej tyre në fillim të vitit. Shumica e rajoneve po raportonin gjithashtu shenja të konsolidimit të vazhdueshëm dhe rimëkëmbjes së konsumit.
foto nga VCG
Ritmet e rritjes ekonomike të Sichuan dhe Chongqing ishin relativisht të forta, përkatësisht në 6.5 për qind dhe 5.6 për qind në tre tremujorët e parë.
Po ashtu, provincat Jilin dhe Liaoning u rritën më shpejt se norma kombëtare e rritjes në tre tremujorët e parë të vitit. Gjatë kësaj periudhe, norma e rritjes ekonomike për Jilinin ishte 5.8 për qind në bazë vjetore, ndërsa Liaoning tejkaloi normën kombëtare të rritjes për herë të parë në 10 vjet, me një rritje vjetore prej 5.3 për qind. (Irma)