Izraeli do të kthejë në Gaza të gjithë punëtorët që vinin nga enklavat
2023-11-05 12:28:25

foto nga VCG

foto nga VCG

Qeveria izraelite bëri të ditur se do të ndërpresë çdo kontakt me Gazën dhe se do të kthejë të gjithë palestinezët e enklavës të cilët punojnë në Izrael. 

Para sulmeve terrosite që u ndërmorrën nga Hamas në datën 7 tetor, rreth 18 mijë banorë të Gazës kishin leje të kalonin për të punuar në Izrael, ku fitonin më shumë sesa në vendin e tyre, shkruan “RTSH”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjatë viteve të fundit, Izraeli kishte filluar të lëshonte mijëra leje pune për banorët e Gazës si pjesë e një strategjie ekonomike përmes së cilës synohej që të bindeshin këta banorë të distancoheshin nga Hamasi. 

foto nga VCG

foto nga VCG

“Izraeli po ndëpret të gjitha kontaktet me Gazën. Nuk do të ketë më punëtorë palestinzë nga Gaza. Ata që ndodheshin në Izrael ditën e fillimit të luftës, do të kthehen në enklavë”,- njoftoi qeveria izraelite në një deklaratë për shtyp. Që nga fillimi i luftës në datën 7 tetor, mijëra punëtorë nga Gaza me leje pune në Izrael, po mbahen të ndaluar nga forcat izraelite të mbrojtjes. (Irma)