Raporti tregon rritje mbarëkombëtare të indeksit shëndetësor
2023-11-04 10:57:19

foto nga VCG

foto nga VCG

Niveli shëndetësor i qyteteve kineze pati një rritje të qëndrueshme gjatë katër viteve të fundit për sa i përket shërbimit shëndetësor, industrisë, objekteve dhe mjedisit, gjë që tregon një prirje pozitive drejt ndërtimit të qyteteve të jetueshme në mbarë vendin, thanë ekspertët. 

Indeksi i përgjithshëm i shëndetit u rrit 2.1 për qind në bazë vjetore në vitin 2023 dhe 249 nga 296 qytete të anketuara treguan se indeksi i shëndetit të tyre u rrit, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Urbanizimin e Qëndrueshëm në Universitetin Tsinghua në Pekin, citon “China Daily”. 

Po ashtu në rritje ishte edhe numri i qyteteve pioniere në zhvillimin e shëndetësisë, ku përfshihen Pekini, Shangai, Nanjing në provincën Jiangsu dhe Hangzhou në provincën Zhejiang. 

Përparësitë e tyre ishin më të dukshme në sigurinë e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, shkallën e industrisë së kujdesit shëndetësor dhe paraqitjen e objekteve të kujdesit shëndetësor, thuhet në raport. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Qytetet lindore performuan më mirë në shkallën e kualifikuar të aftësisë fizike të banorëve, ndërsa qytetet jugore kishin një performancë më të mirë në parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së ajrit. 

Ekipi hulumtues gjithashtu mblodhi të dhëna nga 19 qytete në 11 vende. Rezultati tregoi se qytetet kineze kanë përparësi në jetëgjatësinë, kushtet mjekësore dhe gjelbërimin urban, ndërsa qytetet e huaja performuan mirë në qeverisjen mjedisore dhe sjelljet e jetesës. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Mao Qun'an, kreu i Departamentit të Planifikimit dhe Informacionit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se raporti përshkruan saktësisht zhvillimin shëndetësor të qyteteve kineze bazuar në të dhëna të mëdha, duke ofruar përvojë të vlefshme për qeverinë për të kryer vlerësime të ndërtimit të shëndetshëm të qyteteve.  (Irma)